E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vizitë në Arabinë Saudite për “Future Investment Initiative”, pritet nga Princi Mohammed

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku është pritur nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulazi dhe zëvendësguvernatori i Riadit.

Gjatë takimit janë diskutuar mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

Kryeministri Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në kryeqytetin saudit Riad.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›