E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Oraret ideale për të ngrënë vaktet ushqimore, si ndikon në shëndetin e njeriut

Jo vetëm çfarë hamë, por edhe kur hamë mund të ndikojë në peshën trupore, oreksin dhe metabolizmin. Sipas dietologes Sophie Medlin, organizmi funksionon sipas ritmeve biologjike 24-orëshe, të cilat ndikojnë në përpunimin e sheqerit në gjak, tretjen dhe hormonet që kontrollojnë urinë.

ushqimet

Studimet sugjerojnë se konsumimi i më shumë kalorive në orët e para të ditës dhe shmangia e vakteve të rënda në mbrëmje mund të ndihmojnë në kontrollin e peshës.

Një studim i Harvardit i vitit 2022 tregoi se vonimi i vakteve me katër orë ndikonte në hormonet që lidhen me urinë dhe ngopjen. Megjithatë, për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, nevojiten kërkime të mëtejshme.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se anashkalimi i mëngjesit mund të shkaktojë uri më të madhe dhe konsumim të tepërt të ushqimit në mbrëmje. Vaktet e rënda pranë orarit të gjumit mund të shkaktojnë fryrje, refluks dhe probleme me gjumin.

Oraret e sugjeruara për vaktet:

Mëngjesi: 07:00–09:00.

Dreka: 12:00–14:00.

Darka: 18:00–20:00.

Sipas dietologes, është e këshillueshme që darka të konsumohet rreth 2–3 orë para gjumit, duke i dhënë organizmit kohë për tretjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›