E Martë, 3 Nëntor 2026

Osmani takoi ambasadorët e tri shteteve evropiane

PRISHTINË, 4 qershor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, atë të Finlandës Matti Nissinen dhe ambasadorin e Suedisë Jonas Westerlund.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas mos konstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme.

Osmani ka falënderuar ambasadorët e akredituar në Prishtinë për mbështetjen e vendeve të tyre në rrugëtimin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, raporton KosovaPress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›