“SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Kombëtarja Kuqezi ka vijuar përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “SHBA 2026”.
Kombëtarja ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit. Të besuarit e trajnerit Silvinjo u angazhuan në përgatitje atletike dhe taktike.
Shqetësim për trajnerin brazilian përbën gjendja e sulmuesit Rej Manaj, i cili mungoi dje në seancën stërvitore për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër.
Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Kombëtarja shqiptare fillimisht humbi me Anglinë në transfertë dhe më tej fitoi ndaj Andorrës në ndeshjen e luajtur në Tiranë.
Takimi ndaj Serbisë do të luhet më 7 qershor ora 20:45. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Tiranë, pikërisht në “Arenën Kombëtare”.
Kombëtarja Shqiptare seancë stërvitore për sfidën ndaj Serbisë - Foto: Florian Abazaj 1 nga 10