E Martë, 3 Nëntor 2026

Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Hungari

PRISHTINË, 17 qershor/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të Presidentit hungarez, Tamas Sulyok.

Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest.

Osmani, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga Laszlo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.

Në kuadër të kësaj vizite, Vjosa Osmani do të zhvillojë takime edhe me oda ekonomike në Hungari./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›