E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani zhvillon vizitë zyrtare në Vatikan

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Vatikanit.

Sipas Zyrës së Shtypit të Presidentes Osmani, ajo do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu. Po ashtu, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit. Në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë, ajo do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Qëllimi i vizitës është thellimi i raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, përmes një sërë aktiviteteve zyrtare dhe takimesh institucionale.

/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›