PAMJE TË RËNDA/ Babai i dehur var me litar djalin nga kati i shtatë për të argëtuar miqtë

Autoritetet ruse kanë nisur një hetimpas publikimit të një videoje tronditëse, ku një baba dyshohet se ka rrezikuar jetën e djalit të tij të mitur duke e ulur me litar nga dritarja e një pallati shumëkatësh.
Fëmija, i cili besohet të jetë 5 ose 6 vjeç, u ul rreth 25 metra në ajër nga kati i shtatë i një pallati në Voronezh, ndërsa dëgjohet duke bërtitur me frikë: “Më mbaj, më mbaj”.
Në vend që ta ndihmonin, miqtë e babait qeshnin dhe filmonin skenën, ndërsa ai u kërkonte: “Filmojeni, filmojeni”.
Pamjet tregojnë fëmijën të ulur në errësirë dhe në temperatura të ulëta, ndërsa një zë gruaje dëgjohet më vonë duke kërkuar që ai të ngrihet menjëherë lart.
Babai, i cili ende nuk është identifikuar, shihet duke qeshur ndërsa e tërheq djalin përsëri brenda dhe deklaron me mburrje: “Ja, kaq”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe vjen vetëm pak kohë pas një rasti tjetër në Rusi, ku një nënë u hetua pasi kishte futur djalin e saj 10-vjeçar në një qese plastike me vakum “për argëtim”.