E Shtunë, 7 Nëntor 2026

PAMJE TE RENDA/ Makina hyn në dyqan dhe merr përpara shitësen që ishte LIVE

PAMJE TE RENDA/ Makina hyn në dyqan dhe merr përpara shitësen

Paniku shpërtheu në një dyqan veshjesh në Brazil kur një makinë theu vetratat dhe hyri brenda teksa pronari dhe një punonjëse po transmetonin drejtpërdrejt në mediat sociale, duke shfaqur ofertat e “Black Friday”.

Incidenti ndodhi të enjten pasdite (5 nëntor) në qytetin e Manaus, në shtetin brazilian të Amazonas, duke plagosur një punonjëse. Momenti i përplasjes u fiksua nga një kamera që përdorej për transmetimin drejtpërdrejt.

Aksidenti ndodhi afërsisht në orën 16:30 sipas orës lokale, kur shoferja e një makine “Jeep Renegade” humbi kontrollin e automjetit të saj dhe përfundoi brenda dyqanit.

❌ Chofer echa a perder la mejor escena. Conductora de un Jeep Renegade se quedó dormida al volante e invadió la fachada de la tienda de ropa durante una transmisión en vivo de promociones Blackout/Black Friday. Una empleada resultó herida levemente en el hombro y fue atendida por el SAMU. Fecha: 5 de noviembre de 2026, alrededor de las 16:30. 📍Manaus (Amazonas, #Brasil), Avenida João Valério, conjunto Vieiralves, bairro Nossa Senhora das Graças. Tienda Use Guta Store.

— PERIÓDICO SupreMo 🔴 (@Diario_Supremo) November 6, 2026

Sipas policisë, gruaja u tha oficerëve se e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të automjetit. Automjeti hyri në hapësirën tregtare teksa prezantimi i ofertave ishte në zhvillim e sipër, duke shkaktuar shqetësim tek të pranishmit.

Menjëherë pas aksidentit, u njoftua Shërbimi Mjekësor i Emergjencës dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në dyqan dhe i dhanë ndihmën e parë punonjëses së lënduar. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë informacion mbi gjendjen e saj shëndetësore. Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat e aksidentit. ©LAPSI.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›