E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJET ME DRON nga protesta e 10-të, mijëra qytetarë në rrugë për largimin e Ramës (VIDEO)

Mijëra qytetarë i janë bashkuar edhe këtë mbrëmje protestës së dhjetë radhazi, duke mbushur rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pamjet me dron tregojnë përmasat e pjesëmarrjes, mijëra protestues që marshojnë në Bulevard dhe në akset kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa gjatë tubimit nuk janë raportuar incidente.

Kjo është protesta e dhjetë radhazi, duke konfirmuar vijimësinë e mobilizimit qytetar kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë përshkallëzimin e protestës deri në arritjen e objektivit, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së drejtuar prej tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›