PARIS – Dhjetëra të arrestuar pas fishekzjarrëve pranë Eiffel-it

PARIS, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë hedhur shashka dhe fishekzjarrë në qendër të Parisit, raportuan mediet franceze.
Grupi thuhet se ishte në sheshin e famshëm ”Trocadero”, pranë Kullës Eiffel, në kryeqytetin francez.
Stacioni televiziv BFMTV tha se oficerët ndërhynë pasi panë fishekzjarrët në pamjet e kamerave të sigurisë.
Rreth 40 persona janë ndaluar.
”Askush nuk u lëndua në këto incidente”, sipas gazetës ”Le Parisien”.
”Policia ka nisur një hetim për incidentin”, tha BFMTV./ a.jor.