PARIS – Gjysmë milion pasagjerë preken nga greva e kontrollorë francezë të trafikut ajror

PARIS, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Një grevë e kontrollorëve të trafikut ajror në Francë preku më shumë se 500 000 udhëtarë në fillim të pushimeve verore, tha sot ministri i Transportit, Philippe Tabarot.
’’Nga 1 000 kontrollorë të trafikut ajror të planifikuar të jenë në detyrë, 272 morën pjesë në grev뒒, tha ministri për transmetuesin CNews.
“Duhet të kuptohet se dje dhe sot, 272 persona në vendin tonë do të ndikojnë në mirëqenien e më shumë se 500 000 njerëzve’’, tha Tabarot.
“Kjo është e papranueshme”, theksoi ai.
Përveç fluturimeve për në dhe nga Franca, edhe lidhjet që fluturojnë vetëm mbi Francë preken.
Organizata evropiane e lobimit Airlines for Europe (A4E) e dënoi grevën.
“Kjo grevë është e papranueshme”, tha drejtoresha ekzekutive e A4E, Ourania Georgoutsakou.
“Kontrolli francez i trafikut ajror tashmë ka një nga rekordet më të këqija të vonesave në Evropë, dhe tani greva nga një pakicë e kontrollorëve francezë të trafikut ajror do të prishë pa nevojë planet e pushimeve të mijëra njerëzve në Francë dhe në të gjithë Evropën”, shtoi ajo./ /os/