E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 3 korrik 2025

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në jug.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim–juglindje me shpejtësi mesatare 8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/39 Diell
Kukës 19/36 Diell
Lezhë 24/38 Diell
Dibër 19/35 Diell
Durrës 22/39 Diell
Tiranë 24/39 Diell
Elbasan 24/40 Diell pak re
Berat 20/40 Diell pak re
Vlorë 23/38 Diell pak re
Korçë 18/33 Diell pak re
Gjirokastër 18/38 Diell pak re
Sarandë 22/36 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›