E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Luvri sërish në telashe, përmbytet ”Salla e Antikiteteve Egjiptiane”

PARIS, 8 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Telashet e muzeut të Luvrit duket se nuk kanë të sosur.

Muzeu i famshëm parizien, i grabitur nga katër hajdutë që vodhën Xhevahiret e Kurorës Franceze më 19 tetor, pas problemeve strukturore që çuan në mbylljen e një galerie rreth njëzet ditë më parë, tashmë po përballen me përmbytjet në dhomën e Antikiteteve Egjiptiane.

Qindra vepra në bibliotekë janë dëmtuar rëndë.

”Sipas asaj që u zbulua vetëm sot, rrjedhja e ujit nga një tub difektoz ka dëmtuar 300 – 400 vepra”, konfirmoi Francis Steinbock, zëvendës administrator i muzeut.

Uji që rrjedhte nga tubat derdhej në dhomë, duke dëmtuar seriozisht revistat e egjiptologjisë dhe dokumentacionin shkencor të përdorur nga studiuesit.

Të gjitha veprat datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Veprat thuhet se janë dëmtuar, por “humbjet e pariparueshme dhe të përhershme” të koleksioneve janë përjashtuar.

Dokumentet do të lihen të thahen dhe më pas do të dërgohen për t’u lidhur dhe për t’u vendosur përsëri në rafte”, shton Steinbock.

Administrata e muzeut njoftoi se rrjedhja e ujit ndodhi në sistemin hidraulik që furnizon sistemin e ngrohjes dhe ventilimit të bibliotekës në krahun Mollien. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›