PARIS – Macron: Franca do të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit në rast të një sulmi nga Irani

PARIS, 13 qershor /ATSH-AFP/- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kërkoi sot SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë bisedimet bërthamore pas një vale sulmesh izraelite kundër Iranit.
“Irani mban një përgjegjësi të madhe në destabilizimin e të gjithë rajonit”, tha ai pasi vendet perëndimore në ditët e fundit akuzuan Teheranin për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve – pavarësisht disa raundeve të bisedimeve SHBA-Iran per programin e tij bërthamor”, tha presidenti francez.
“Ne bëjmë thirrje për rifillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje”, the Macron.
Steve Witkoff, përfaqësuesi i SHBA-së për Lindjen e Mesme ka planifikuar një raund të gjashtë bisedimesh me Iranin të dielën në Oman.
Pas sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit sot në mëngjes, Trump i kërkoi Iranit të bënte një marrëveshje, përpara se të mos mbetej asgjë, duke paralajmëruar për sulme të tjera edhe më brutale.
Macron, i cili më herët mbrojti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, tha se Franca do të ofronte ndihmën e saj në rast të hakmarrjes iraniane kundër Izraelit.
“Nëse Izraeli do të sulmohej në shenjë hakmarrjeje nga Irani, Franca – nëse është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë – do të merrte pjesë në operacionet e mbrojtjes”, tha ai.
“Më herët gjatë ditës, Macron zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas rritjes së tensioneve diplomatike”, tha Pallati Elysee.
Marrëdhëniet midis Macron dhe Netanyahut janë tensionuar në muajt e fundit – për shkak të bllokadës së ndihmës në Gazë nga Izraeli dhe planeve të Francës për të njohur shtetin palestinez. //a.i/