PARIS – Trudeau dhe Katy Perry shfaqen së bashku në publik

PARIS, 26 tetor /ATSH-DPA/- Pas muajsh thashethemesh për yllin amerikan të muzikës pop Katy Perry dhe ish-kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, të dy janë parë te kapur prej duarsh në publik në Paris.
Portali amerikan “TMZ” publikoi një video para lokalit “Crazy Horse”, ku të dy kishin ndjekur një shfaqje.
Dikush i dhuron Perry dy trëndafila të kuq për ditëlindjen e saj, përpara se ylli i pop-it dhe Trudeau të hipin në makinë, duke buzëqeshur.
Të dy ende nuk kanë komentuar nëse janë çift. Megjithatë, mediet kanë spekuluar për këtë prej kohësh.
Kohët e fundit u publikuan fotografi që duket se tregojnë të dy duke u puthur në një jaht pranë bregut të Kalifornisë. /Ad.Ab./