E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Zelensky informon aleatët evropianë mbi përpjekjet e fundit për planin e paqes

PARIS, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike sot me aleatët evropianë gjatë një vizite në Paris të për të diskutuar përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për të përfunduar luftën të nisur nga Rusia.

Sipas zyrës së presidentit francez Manuel Macron, përveç liderëve evropianë, duke përfshirë kancelarin gjerman, Friedrich Merz, kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe presidentin Macron, bisedimet përfshinin gjithashtu të dërguarin e veçantë të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili pritet të udhëtojë nesër në Moskë si dhe negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov.

Në bisedë morën pjesë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Paqja duhet të bëhet vërtet e qëndrueshme”, shkroi Zelensky në X pas takimit me Macron në Paris, i cili, sipas tij, u përqendrua në negociatat e paqes dhe garancitë e sigurisë.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt. Shumë gjëra tani varen nga përfshirja e çdo lideri”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas po punojnë mbi një propozim të pranueshëm reciprokisht pas një plani paqeje prej 28 pikash, i mbështetur nga Uashingtoni dhe që u publikua muajin e kaluar, i cili u kritikua gjerësisht si tepër në favor të Rusisë.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›