E Martë, 3 Nëntor 2026

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Partia Demokratike ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore për të kundërshtuar vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për miratimin e tabelave përmbledhëse me rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, pavlefshmerinë e zgjedhjeve në këtë zonë zgjedhore si dhe përsëritjen e tyre në këtë qark.

Kjo është kërkesa e dyte ankimore pas asaj të dorëzuar për Qarkun e Kukësit në datën 23 Maj.

Seanca publike e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillohet nesër (27 maj) në orën 16:30 me rendin e ditës shqyrtimi i Kërkesës Ankimore regjistruar me nr. 37 Regjistri, datë 23.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1309, datë 19.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. “Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Kukës”. “Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Kukës”.

Gjithashtu nesër në orën 16:00 KAS do të shqyrtojë edhe Kërkesën Ankimore regjistruar me nr. 35 Regjistri, datë 22.05.2025, depozituar nga Z. Shkëlqim Malevija, me objekt: “Kundërshtimi i Vendimit nr. 1293, datë 19.05.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për pushimin e shqyrtimit të denoncimit nr. 175 ID, datë 07.05.2025, për shkelje të ligjit gjatë fushatës zgjedhore dhe mosreferimin e rastit në organet e ndjekjes penale.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›