E Diel, 1 Nëntor 2026

PD i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon hetim për projektin ”SMART CITY”

Partia Demokratike, përmes sekretarit për të drejtat e njeriut, Franc Nuri, i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesën për hetim të posaçëm për projektin Smart City. Më konkretisht, kërkesa e Nurit synon që, nga hetimi, të verifikohet nëse ky projekt ndikon te të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Shqetësimi i demokratëve është te cenimi i jetës private, liria e shprehjes dhe e tubimit paqësor, prezumimi i pafajësisë e të tjera.

Avokati i Popullit, Endri Shabani, me nënvizimin se “në përgjigje të besimit tuaj tek legjitimiteti dhe tek pavarësia e Avokatit të Popullit për të hetuar këtë çështje”, ka sqaruar ankuesin demokrat se institucioni që drejton ka vendosur nisjen e hetimit administrativ.

Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›