E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD ngre grupin negociator me partitë opozitare për emrat e kandidatëve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije në deklaratën për medie se Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë caktuar në grupin negociator me partitë opozitare brenda dhe jashtë koalicionit për emrat e kandidatëve për garën e drejtimit të bashkisë së Tiranës.

Berisha u shpreh se takimet do të nisin ditën e sotme, ndërsa shtoi se për 5 bashkitë e tjera, opozita i ka kandidatët, por pa dhënë detaje mbi emrat.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, përfaqësuesit tanë. Do negociojmë me partitë e tjera.

Ata do nisin sot punë, do mblidhen, kanë nisur që dje në disa aspekte. Këta tre persona, janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit.

Ata takohen për kandidatët me partitë. Duhet të bien dakord për emrat me partitë e tjera, pastaj vjen radha e kandidatëve. Ky është proces”, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›