VanHorn takim me Koçiun: SHBA–Shqipëri, të përkushtuar në zhdukjen e grupeve kriminale

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.
Në fjalën e saj, VanHorn theksoi përkushtimin e SHBA-së për të zhdukur kartelet dhe grupet kriminale ndërkombëtare, duke vënë theksin tek bashkëpunimi i ngushtë me Shqipërinë.
“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
Disa ditë më parë VanHorn zhvilloi edhe një takim me ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku në fokus të bisedës ishin ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
/rtsh.al/