E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD protestë kombëtare më 8 shkurt, Berisha: Më e madhja që ka njohur Shqipëria!

Më 8 shkurt, opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediet.

Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral.

Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori.

Detajet e protestës nuk dihen ende, por Berisha deklaroi se do të njoftohen së shpejti./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›