E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD zyrtarizon “të pavarurit”/ Nga aktorë te arkitektë, kandidaturat e opozitës për zgjedhjet

Partia Demokratike ka zyrtarizuar 6 kandidaturat e saj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Përveç Florian Binajt në Tiranë, në Vlorë selia blu ka vendosur të mbështesë Dionis Sotën, i vetëshpallur si i pavarur, ndonëse më herët ka marrë edhe mbështetjen e Adriatik Lapajt.

Në Berat do të kandidojë Pavllo Shkarpa, aktualisht kryetar i shoqatës Anthipatrea.

Kurse për Tepelenën u vendos të mbështetet një djalë i ri, Gabriel Guma me profesion arkitekt.

Në Mat e Cërrik, kandidojnë avokati Eduart Brahilika dhe mjeku Amarildo Hoxha.

/abcnews.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›