PEKIN – Chen Ning Yang, fitues i Nobelit për Fizikë, vdes në moshën 103 vjeç

PEKIN, 18 tetor /ATSH/ – Fizikanti kinez dhe fitues i Çmimit Nobel Chen Ning Yang, një nga shkencëtarët më me ndikim në fizikën moderne, vdiq sot në moshën 103-vjeç, sipas AP.
Universiteti prestigjioz “Tsinghua”, ku ai studioi dhe më pas dha mësim si profesor, njoftoi se Yang ndërroi jetë pas një sëmundjeje, pa dhënë detaje të tjera.
“Profesori Yang është një nga fizikantët më të mëdhenj të shekullit XX, me kontribute revolucionare në zhvillimin e fizikës modern”, thuhet në deklaratën e universitetit, që vlerësoi edhe ndikimin e tij në zhvillimin shkencor dhe arsimor të Kinës.
Yang fitoi Çmimin Nobel në vitin 1957 bashkë me Tsung-Dao Lee për studimin e tyre mbi ligjet e të ashtuquajturit “paritet”, që çoi në “zbulime të rëndësishme për grimcat elementare”, sipas faqes zyrtare të Çmimeve Nobel. Ata ishin fituesit e parë me origjinë kineze të Nobelit për Fizikë.
Në fjalimin e tij gjatë ceremonies së ndarjeve të çmimeve të Nobelit, Yang tha se ishte po aq krenar për trashëgiminë e tij kineze sa edhe përkushtimin ndaj shkencës moderne, “një pjesë e qytetërimit njerëzor me origjinë perëndimore “, E ndiej peshën e faktit që jam, në më shumë se një kuptim, produkt i kulturës kineze dhe asaj perëndimore,në harmoni dhe në konflik”, kishte thëne Zang
I njohur gjithashtu si Frank ose Franklin Yang, ai u bë i famshëm për “teorinë Yang–Mills”, të zhvilluar në bashkëpunim me fizikantin amerikan “Robert Mills”, një shtyllë themelore e fizikës teorike që qëndron në bazë të modelit standard të grimcave. /Ad.Ab./