E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës pavarësisht diplomacisë amerikane

KIEV, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Rusia rinisi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në  orët e para të mëngjesit të sotëm natës, pak orë pas bisedimeve në Uashington midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, që kishin si synim përfundimin e luftës.

Sipas njoftimeve, Rusia kreu mbi 10 sulme në qytetin Chuhuiv të rajonit lindor të Kharkivit, njoftoi në Facebook kryetarja e bashkisë nsë Kharkivit, Halyna Minayeva.

“Pothuajse të gjitha lagjet e qytetit janë paralizuar”, shkroi ajo, duke shtuar se ekipet e energjisë do të mund të fillojnë rikthimin e furnizimit vetëm pasi të jenë inspektuar plotësisht zonat e shpërthimeve.

Guvernatori i rajonit juglindor të Zaporizhias, Ivan Fedorov, raportoi gjithashtu për zjarre si pasojë e sulmeve ruse, por tha se nuk kishte persona të plagosur.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia sulmoi vendin gjatë natës me 164 dronë. Prej tyre, 136 u rrëzuan, ndërsa 27 goditën objektiva në 12 zona të ndryshme.

Sulmet e fundit ndodhën pak pas takimit të djeshëm në Uashington midis Trump dhe Zelensky. Më vonë, presidenti amerikan u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të ndalojnë menjëherë luftimet, duke thënë se “mjaft gjak është derdhur”.

“Ata duhet të ndalen aty ku janë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”. Megjithatë, të dyja palët raportohen se kanë vazhduar sulmet ajrore. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›