POLONI – Presidenti i ri Nawrocki i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në shtator

VARSHAVË, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i ri polak Karol Nawrocki, ka marrë një ftesë për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një vizite pune në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm, njoftoi sot zyra e Nawrockit.
Ftesa u shoqërua me mesazhin e urimit të Trump-it me rastin e ardhjes në detyrë të Nawrockit, thuhet në njoftim.
Nawrocki, një konservator i krahut të djathtë dhe kundërshtar politik i kryeministrit polak Donald Tusk, është një admirues i hapur i presidentit Trump.
Nawrocki, me profesion historian, është zyrtarisht i pavarur, por shihet si i afërt me partinë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS). Ai doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fillim të qershorit.
Trump e priti Nawrockin, një “diletant” në skenën politike botërore, në maj gjatë fushatës zgjedhore polake, në Shtëpinë e Bardhë dhe publikoi një foto ku të dy shihen në “Zyrën Ovale” duke bërë shenjën “thumbs-up”.
Vizita dhe fotografia u panë si një shtysë për shanset e Nawrockit për zhjedhjen e tij në postin e presidentit. /Ad.Ab./