POLONI – Tusk riorganizon qeverinë përpara betimit të presidentit Nawrocki

VARSHAVË, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri polak, Donald Tusk planifikon të riorganizojë qeverinë e tij të qendrës së majtë, përpara betimit të presidentit të ri konservator të krahut të djathtë, Karol Nawrocki.
Tusk planifikon të prezantojë sot përbërjen e re qeveritare në Varshavë, pa ndryshime të pritura në ministritë kryesore si ato të Brendshme, të Jashtme dhe të Mbrojtjes, por pritet që kabineti të jetë më i vogël dhe më efektiv.
Qeveria pro evropiane e Tusk tashmë ka pasur të bëjë me një kryetar shteti nga kampi nacionalist konservator, Andrzej Duda.
Megjithatë, pritet që euroskeptiku Nawrocki ta përdorë edhe më shumë të drejtën e tij të vetos për të ndaluar iniciativat qeveritare.
Si rezultat, Tusk pritet të bëjë ndryshime në politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit, e cila luan një rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Nawrocki do të betohet më 6 gusht.
Problemeve të Tusk i shtohet edhe fakti se koalicioni i tij i ndërlikuar prej gjashtë partish në tre aleanca zgjedhore është i ndarë dhe nuk ka zbatuar shumë nga premtimet zgjedhore të vitit 2023./ /os/