POLONI – Zgjedhjet presidenciale, balotazh i vështirë për kryetarin e bashkisë së Varshavës

VARSHAVË, 19 maj /ATSH-DPA/- Kryebashkiaku liberal i Varshavës, Rafal Trzaskowski do të përballet me rivalin konservator Karol Nawrocki në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Polonisë.
“Në raundin e parë të votimit, Trzaskowski fitoi 31,36% të votave, ndërsa Nawrocki mori 29,54%”, sipas rezultateve zyrtare përfundimtare.
Raundi i dytë është planifikuar për 1 qershor.
Sławomir Mentzen dhe Grzegorz Braun dolën në vendin e tretë dhe të katërt me 14,8% dhe 6,3%, respektivisht.
Edhe pse u eliminuan, ata ende mund të kenë një ndikim vendimtar – në atë se kush do të fitoje pas dy javësh.
Trzaskowski është nga Koalicioni Qytetar i kryeministrit, Donald Tusk, dhe nëse ai fiton – të do t’i jepte Tusk një dorë më të lirë për të avancuar me axhendën e tij të reformave.
Partia opozitare e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e presidentit aktual Andrzej Duda është duke mbështetur Nawrocki. //a.i/