E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Vance dhe Papa Leone XIV diskutojnë konfliktet në një audiencë private

ROMË, 19 maj /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance u prit sot nga Papa Leone XIV për një audiencë private, në fund të vizitës së tij në Romë.

Kreu i Kishës Katolike u takua me Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Vatikan.

Kjo u pasua nga një takim midis mysafirëve amerikanë dhe Kryepeshkopit Paul Richard Gallagher, sekretarit të Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet e huaja.

Selia e Shenjtë raportoi se gjatë takimeve pati shkëmbime pikëpamjesh mbi luftërat aktuale në të gjithë botën.

“Palëve të përfshira iu bë thirrje për të demonstruar respekt për ligjin humanitar dhe ligjin ndërkombëtar në zonat e konfliktit dhe për të arritur një zgjidhje të negociuar”, tha Vatikani në një deklaratë.

Luftërat specifike nuk u përmendën në deklaratë. Të dielën, Papa Leone përmendi në mënyrë të qartë Gazën, Mianmarin dhe Ukrainën gjatë një meshe në Sheshin e Shën Pjetrit.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së mori pjesë në inaugurimin zyrtar të Papa Leone XIV.

“Zyrtarët e lartë komentuan mbi kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Vatikani. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›