E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PS kryeson me diferencë të thellë në Fier, i merr tre mandate PD

PS kryeson bindshëm në Fier. Sipas të dhënave më të fundit, nga 135 kuti të numëruara nga 588 në total, PS ka marrë 63.4% të votave, 22 178 vota, kundrejt 8 801 të PD-ASHM, 25.2% të votave. Në këto ritme, PS do të siguronte 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021.E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.1% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.6%, PSD e Tom Doshit me 1.5%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1% të votave.

Deri më tani 1.2% të votave ka marrë dhe koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.6% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›