E Diel, 1 Nëntor 2026

PS mbledh sot grupin parlamentar, Rama: Sot do marrim qëndrimin për kërkesën e prokurorit ndaj Ballukut

Sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mbajë mbledhjen për leximin e raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Hartimi i raportit i është besuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Taulant Balla ka kërkuar që në mbledhje të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, ndërsa e pranishme pritet të jetë edhe vetë Balluku.

Njëkohësisht, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalim në këtë mbledhje, ndërsa nuk dihet ende nëse ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrë fjalën.

Ndërkohë, Rama ka njoftuar përmes një postimi në platformën X se mbledhja e grupit parlamentar do të transmetohet drejtpërdrejt.

“Sot në 10:00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkroi Rama.

Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.

— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2026

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›