PS nis zyrtarisht fushatën, me daulle e valle, Klosi: Rama vizionari që shndërroi Shqipërinë, e ka sjellë më pranë BE

Në sheshin Skënderbej, me moton “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Tubimi i mbajtur në qendër të kryeqytetit u karakterizua nga një atmosferë festive, ndërkohë që skena ishte e zbukuruar me 12 yje simbolikë, që përfaqësojnë qarqet e vendit. Çdo drejtues i qarkut, së bashku me kandidatët për deputetë, morën pjesë në këtë ngjarje, ndërsa kryeministri Edi Rama pritej të mbyllte fjalimet me një mesazh të fuqishëm.
Fjalën e parë e mbajti Blendi Klosi, drejtuesi i qarkut të Dibrës, i cili theksoi angazhimin e Partisë Socialiste për mirëqenien e qytetarëve. “PS fiton zgjedhjet sepse ne jemi një forcë e madhe, që ka sjellë Shqipërinë më pranë BE-së dhe që ka transformuar jetën e qytetarëve. Sfida jonë është që ta çojmë Shqipërinë më tej në rrugën e integrimit, dhe besojmë se do të arrijmë ta realizojmë këtë brenda këtij mandati”, tha Klosi. Ai theksoi gjithashtu se “Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.
View this post on Instagram
Fokus i fushatës socialiste mbetet vazhdimi i punës për transformimin e vendit dhe integrimin e plotë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duke u mbështetur tek vizioni dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. Fjalimet e mbajtura gjatë këtij tubimi dhanë një mesazh të qartë se PS është e gatshme të përballet me sfidat e ardhshme dhe të vazhdojë të udhëheqë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit.
/vizionplus.tv