E Hënë, 2 Nëntor 2026

PSG-Barcelona i besohet Michael Oliver

Michael Oliver do të jetë arbitri i takimit mes PSG-së dhe Barcelona-s. UEFA ka caktuar mëngjesin e sotëm arbitrat për takimet e të martës dhe të mërkurës dhe i ka besuar duelin në fjalë kryesorit anglez.

Sezonin e kaluar 40-vjeçari arbitroi dy herë PSG-në. Në fazën e grupit ai gjykoi ekipin francez në takimin me Salcburg (3-0) ndërsa takimi tjetër është ai i vlefshëm për fazën play-off në ndeshjen e fituar nga PSG me shifrat 7-0 përballë Brest. Oliver sezonin e kaluar ka arbitruar edhe një ndeshje të Barçës në barazimin 2-2 përballë Atalanta-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›