E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mourinho: Chelsea im ishte fitues, klubi vuajti pas largimit të Abramovich

José Mourinho nuk e mban gojën të mbyllur kur flet për ish-skuadrën e tij, Chelsea, veçanërisht atë periudhë të vështirë që kishte përjetuar nën drejtimin e Todd Boehly dhe Clearlake Capital deri para disa vitesh. “Special One”, i emëruar së fundmi si trajner i Benficas, do të kthehet në “Stamford Bridge” nesër për t’u përballur me “blutë” në Ligën e Kampionëve. Ai pati një të kaluar të këndshme, me dy periudha plot trofe me klubin londinez, por sot ai beson se ADN-ja e Chelsea është krejtësisht e ndryshme nga ajo kur u shit në vitin 2022.

“Chelsea i Abramovichit, Chelsea im, Chelsea që ndërtuam dhe që zgjati për shumë vite, ishte një klub fitues”, ishin fjalët e tij të para, të raportuara nga tabloidi The Standard. “Ata fituan gjithçka nën drejtimin tim, dhe pastaj nën drejtimin e Ancelottit, nën drejtimin e Contes dhe nën drejtimin e Tuchel. Çelsi ishte një makinë fituese. Çdo sezon, Chelsea fitonte”, kujtoi Mourinho.

Deri në ndryshimin e pronësisë: “Pastaj pati një ndryshim të madh, me investime të çmendura dhe një periudhë prej disa vitesh ku ata dukeshin se kishin humbur drejtimin e tyre, me shumë lojtarë, shumë miliona, një mori lojtarësh dhe një ekip pa një filozofi të qartë.”

Një rënie që është e vështirë për Mourinhon ta pranojë: “Ishte e vështirë për disa vite. Për ata që e duan klubin, ishte e vështirë”, pranoi trajneri portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›