E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG, gati t’i prishë planet Real Madridit për Rodrin

Pas fitimit të Kupës së Botës, Rodri është gati të ndezë tregun e transferimeve. Mesfushori i Manchester Cityt, i cili thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me Real Madridin (Blancos po negociojnë me Marescan), tani është vënë në shënjestër të PSG-së, sipas RMC Sport.

Portali francez zbulon se Luis Enrique nuk kishte ndërmend të merrte një mesfushor këtë verë, por trajneri spanjoll e konsideron Rodrin një mundësi joshëse që nuk duhet ta humbasë. Sidomos pasi kontrata e 30-vjeçarit me klubin anglez skadon në vitin 2027.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›