E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG përmbys Monaco-n, vendos Doue

Desiré Doué udhëhoqi PSG-në drejt fitores. Hyri në fushë dhe  ndryshoi plotësisht ndeshjen, e cila kishte filluar dobët (0-2) kundër Monacos.

Balogun, me dy golat e shënuar(1’ dhe 18’) e bëri gjithçka të lehtë për vendasit fillimin e sfidës. Hyrja e Doué në vend të Dembélé të dëmtuar ndryshoi rezultatin e ndeshjes, fillimisht me golin e talentit francez dhe më pas me lëvizjen që çoi në barazimin e Hakimi-t para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, edhe njëherë Doue në skenë duke shënuar golin e fitores 3-2.

Vetëm një gol i ndan ekipet në gjysmën e rrugës. Gjithçka për t’u luajtur në ndeshjen e kthimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›