E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i paqëndrueshëm pengon punët në bujqësi – Lagështia e tokës ndalon nisjen e plugimit në Gjirokastër

Kushtet e pafavorshme klimatike kanë krijuar vështirësi për fermerët në zonën e Gjirokastrës. Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë kësaj periudhe kanë penguar zhvillimin normal të punimeve bujqësore, duke sjellë vonesa në përgatitjen e tokave për sezonin e ri.

“Nëse do flasim për plugimet pranverore nuk janë kryer pothuajse fare këto plugime sic mund të ishte përgatitja për mbjelljen e jonxhës por edhe për mbjelljen e kulturave të tjera”, u shpreh Specialist i bujqësisë, Balil Bineri.

Fermerët e zonës së Lunxhërisë shprehen të shqetësuar për vonesat, por theksojnë se po e shfrytëzojnë këtë kohë për mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve bujqësore.

Në muajin shkurt zakonisht tokat që mbillen në pranverë duhet të kishin përfunduar të gjitha”, tha fermeri Vangjel Kondi.  

Fermerët mbeten në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike, me shpresën që vonesat të mos ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e sezonit bujqësor. Megjithatë, situata mbetet e varur nga zhvillimet e ditëve në vijim, ndërsa çdo ndryshim i motit do të jetë vendimtar për ritmin e punimeve në terren.

Gazetare: B.Pëllumbi  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›