E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pallati me 160 njësi në Kashar drejt përfundimit të legalizimit

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) vijon punën për përfundimin e procesit të legalizimit të pallateve në zonat urbane, duke ofruar lehtësi dhe transparencë për qytetarët.

Kadastra njofton se, në Njësinë Administrative Kashar, specialistët e Drejtorisë Vendore ASHK Tiranë Rurale 2 po kryejnë legalizimin e një pallati 9-katësh, ndërtuar në vitin 2005, në rrugën “Besim Alla”, që përfshin 160 njësi banimi, shërbimi dhe garazhe.

Deri tani janë miratuar 95 vendime legalizimi, ndërsa mbeten për t’u legalizuar dhe 65 njësi.

ASHK fton banorët të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë drejtorisë përkatëse, si: Akt marrëveshje me ndërtuesin/investitorin; Kontratë porosie apo kontratë sipërmarrjeje.

Pas përfundimit të procedurës dhe 30 ditë pas emetimit të vendimit të legalizimit, banorët mund të aplikojnë në platformën “e-Albania” për regjistrimin e vendimit dhe pajisjen me certifikatë pronësie, hartë kadastrale dhe kartelë pasurie.

Ky proces është pjesë e angazhimit të Kadastrës Shqiptare për të garantuar të drejtën e pronësisë dhe për të përmbyllur me sukses legalizimet në territorin e bashkisë Tiranë.

1 nga 6

/e.xh//a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›