E Martë, 3 Nëntor 2026

Pamjet e rënda/ Momenti kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

Një video ka fiksuar sekondat e fundit dramatike të jetës së 35-vjeçarit Andrea Russo, i cili pati një vdekje të tmerrshme në pistën e aeroportit “Orio al Serio” në Bergamo kur u “thith” nga një motor avioni.

Incidenti tragjik ndodhi të martën kur Russo arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni Volotea që po përgatitej për ngritje. 35-vjeçari humbi jetën kur u “thith” nga një prej motorëve të Airbus.
Në videon që po qarkullon në internet, vrapi i 35-vjeçarit duket qartë. Ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij, por askush nuk e ndalon. Russo tenton fillimisht të hipë mbi njërin krah të aeroplanit dhe më kalon rreth tij duke dalë përballë motorit.

HORRIFYING moment man gets SUCKED into plane engine

Andrea Russo DIES instantly

Reports say he ran toward turbine ‘on purpose’

Ground crew WATCH in shock pic.twitter.com/4kDsBLA5wu

— RT (@RT_com) July 11, 2025

Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja. Hetuesit po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit, duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka çuar në pikën e dhënies fund të jetës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›