E Hënë, 2 Nëntor 2026

Panairi i Kurbinit, promovon trashëgiminë kulturore dhe kulinare të kësaj treve

Panairi i  traditës që organizohet çdo vit në Kurbin promovon vlerat tona kombëtare, duke tërhequr interesimin e turistëve.

Aktiviteti i financuar këtë vit nga BE solli shijen autentike të kuzhinës tradicionale të Kurbinit, produkteve bio sezonale të fermerëve, si dhe punimet unike dhe krijimet tradicionale të artizanëve.

“Aktivitete te tilla rijetëzojne traditat , duke i bere te njohura për turizmin. Ekspozimi i kulinarisë vendase, artizanatit dhe elementëve të mikpritjes shqiptare, ndikojnë ne krijimin e  një hapësirë dialogu mes komunitetit, vizitorëve dhe aktorëve institucionalë”.

Kryetarja e bashkise Majlinda Cara sqaron se veç prezantimit të  produkteve  tradicionale, suvenireve dhe  kulinarisë vendase ky panair i dhuroi Kurbinit edhe një hartë dixhitale.

“Falë këtij projekti, Bashkisë Kurbin i dhurohet një hartë digjitale ku tashmë të gjithë turistët që e vizitojnë do të kenë mundësi të njohin pikat turistike që ofron Kurbini dhe pse jo shijen, kulinarinë dhe astronominë që ofron ky qytet”, tha kryetarja Cara.

Panairi ishte  një takim i shijes me kulturën, i njerëzve me traditën, ku nuk munguan aktivitete kulturore dhe atmosfera festive.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›