E Hënë, 2 Nëntor 2026

Panairi i Pranverës në Korçë, artizanë dhe aktivitete festive tërheqin vizitorë të shumtë

Në prag të festës së Pashkës, sheshi përpara Katedrales Ortodokse në Korçë është gjallëruar nga Panairi i Pranverës, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë që bashkon artizanë dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit.

Stendat e mbushura me punime dore, produkte tradicionale dhe suvenire krijojnë një atmosferë festive dhe autentike, duke e kthyer këtë hapësirë në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit.

“Për mua është hera e parë që vij në panair. Kam sjellë për të ekspozuar vezët me guacka të vërteta, të dekoruara nga kultura të ndryshme si: Ukraina, Rumania, Polonia etj.”

Paralelisht me ekspozimin e produkteve, janë parashikuar edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe argëtuese, duke i dhënë qytetit më shumë gjallëri në këto ditë festive.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›