Panik në Izrael! Boshatisen marketet, rritet çmimi i naftës dhe arit

Pas paralajmërimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se lufta me Iranin do të jetë “e gjatë dhe e ashpër”, qytetarët në Izrael kanë reaguar me panik. Rrjeti i dyqaneve Carrefour ka raportuar një rritje prej 300 për qind të blerësve këtë mëngjes, ndërsa raftet po boshatisen me shpejtësi.
Produktet më të kërkuara janë uji, buka, ushqimi për fëmijë, artikujt higjienikë dhe bateritë elektrike, teksa qytetarët përgatiten për një krizë të mundshme afatgjatë. Supermarketet janë tejmbushur me njerëz që kërkojnë të sigurojnë rezervat bazë për familjet e tyre.
Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare kanë reaguar me tronditje ndaj sulmeve ajrore dhe pasojave të mundshme gjeopolitike. Çmimi i naftës Brent është rritur me mbi 9 për qind, duke kapërcyer 98 dollarë për fuçi, që është niveli më i lartë për vitin 2025.
Panic buying in Israel after war warning
⚡️Carrefour reports a 300% surge in shoppers this morning. Israelis are clearing shelves — water, bread, baby food, hygiene products, batteries.
Supermarkets flooded after Netanyahu warned the war with Iran will be long. pic.twitter.com/QVWDdSr1R2
— NEXTA (@nexta_tv) June 13, 2025
Ari dhe obligacionet shtetërore amerikane kanë shënuar gjithashtu rritje të ndjeshme, pasi investitorët kërkojnë asete të sigurta përballë pasigurisë në rritje.
Ekspertët paralajmërojnë se konflikti mund të përshkallëzohet më tej, me mundësinë e përfshirjes së Hezbollahut në Liban, milicive të armatosura në Irak dhe rebelëve Houthi në Jemen, çka do të shndërronte përplasjen dypalëshe në një krizë të gjerë rajonale.
Situata mbetet e tensionuar dhe zhvillimet e orëve në vijim pritet të jenë vendimtare për ecurinë e konfliktit dhe stabilitetin global.
/vizionplus.tv