E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Papa Françesku: “Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe trans”

Papa Françesku kthehet për të folur për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e Kishës.

“Ajo që nuk më pëlqen fare është se ne e shikojmë të ashtuquajturin mëkat të mishit  ”, thotë Papa, duke shpjeguar se Kisha është e hapur për të gjithë , duke përfshirë homoseksualët dhe transeksualët .

“Ata janë njerëz që ndihen të refuzuar dhe është vërtet e vështirë për ta,” shton ai.

“ Nëse ke shfrytëzuar punëtorët , nëse ke gënjyer apo mashtruar, nuk ka rëndësi, dhe përkundrazi mëkatet poshtë belit kanë qenë të rëndësishme ”, nënvizon Bergoglio në një intervistë me La Civiltà Cattolica , botuar nga La Repubblica . ” Kuptimi i njeriut ndryshon me kalimin e kohës dhe kështu thellohet edhe ndërgjegjja e njeriut. Në këtë rritje të të kuptuarit e ndihmojnë Kishën “.

Papa Françesku pohon i bindur se nuk ka frikë nga një shoqëri e seksualizuar. /tgcom

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›