E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Françesku letër Kryepeshkopit Joan: Shpresëplotë që marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Kishës së Shqipërisë do të zhvillohen më tej

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, përmes një letre ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Në mesazhin e tij, Papa Françesku shpreh shpresat e tij për angazhimin e rinovuar për thellimin e marrëdhënieve midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Duke shprehur afërsinë time shpirtërore,ju siguroj për lutjet e mia që Perëndia Atë, burimi i çdo të mire, do t’ju japë dhuratat e bollshme të Frymës së Shenjtë, ndërsa ju drejtoni kopenë që ju është besuar në kujdesin tuaj.

Anastas u dallua me përkushtimin e tij për bashkëjetesën paqësore të burrave dhe grave që u përkasin kishave dhe traditave të ndryshme fetare,dhe ai kontribuoi ndjeshëm në përmirësimin e marrëdhënieve midis kishave tona”, shkruan Papa.

“Shpresa ime e përzemërt që nën drejtimin tuaj atëror, marrëdhëniet midis Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike do të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja bashkëpunimi të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbim të atyre që kanë më shumë nevojë dhe duke ripërtërirë angazhimin tonë për zgjidhjen e çështjeve që ende na ndajnë përmes dialogut të bamirësisë dhe së vërtetës”, përfundoi Papa.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›