E Diel, 1 Nëntor 2026

Papajorgji pret ambasadorin Abbott, diskutohet për forcimin e shtetit të së drejtës

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, i shoqëruar nga John Walker, sekretar i dytë për Çështjet Politike, të Brendshme dhe të Drejtësisë.

Gjatë takimit, ambasadori Abbott theksoi rëndësinë e angazhimit të Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e plotë për nisma që garantojnë pavarësinë institucionale. Kryetarja Papajorgji vlerësoi dialogun e hapur me partnerët ndërkombëtarë si një instrument kyç për konsolidimin e drejtësisë kushtetuese dhe theksoi rolin e Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në garantimin e shtetit të së drejtës.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen ndaj iniciativave që synojnë rritjen e standardeve institucionale dhe transparencës.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›