E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqe ne syte e BE-seTopallie Rama shtrengojne duart

Te tjera rreth shkrimit Foto nga takimi ne Tirane Topalli ndash Martinez Shqiptareteuropiane si qytetaret e BE-se TIRANE ndash Te akuzuar gjithmone nga njeri ndash tjetri per shkak te bindjeve te ndryshme politike kryetari i PS-se Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kane vendosur paqen mes tyre. Nje paqe e perkohshme kjo ne emer te kultures.
Dy kundershtaret politike jane fotografuar duke i shtrenguar doren njeri ndash tjetrit gjate ceremonise se dorezimit te cmimit European citizen fotografit shqiptar Fatmir Velaj.
Duket se konsensusi i arritur ne sallen e Kuvendit per miratimin e ligjeve qe kerkohen nga Bashkimi Europian si pjese e kushteve per paketen integruse ka vijuar edhe ne ambjentet jo aq politike sa legjislativi.
Thuajse ne cdo dalje publike Topalli ka akuzuar Ramen se beri qe per interesat personale vendi te qendronte ne vend numero per integrim. E nga ana tjeter PS dhe vete Rama disa here kane iniciuar mocion per shkarkimin e Topallit te cilet ne vazhdimesi e akuzojne se shkel Kushtetuten dhe ligjet e vendit.
Megjithate edhe kete here paqja eshte treguar ne syte e nderkombetareve pasi pak hapa larg kryesocialistit Rama dhe kryetares se Kuvendit Topalli qendrojne te ulir zv. Presidenti i PE Martinez apo ambasadori i KE ne Tirane Sekui.
Per sy te botes apo per qejfin e tyre kete e dine vetem dy rivalet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›