Sherohet Kristina vuante ngasemundje e rende u kurua ne Itali
TIRANE- Kristina Agalliu 13-vjecarja nga Velabishti i Beratit sapo eshte kthyer nga Italia ku i eshte nenshtruar nje nderhyrje te veshtire kirurgjikale. Gjithcka ka dale me suskes dhe gjithcka eshte siguruar nga Ministria e Shendetesise.
Kreu i dikasterit te bluzave te bardha Petrit Vasili ka vizituar dje te mituren e cila tashme gezon shendet te plote. Qe nga femijeria vajza vuante prej nje semundje te rende dhe per kurimin e saj duhej nje nderhyrje e specializuar ne klinika te huaja. Nje vit me pare gjate nje vizite ne familjen Agalliu Ministri i Shendetesise iu premtoi gjysherve te Kristines se do te bente te pamunduren per te realizuar kurimin e vajzes.
Historia e dhimbshme dhe e trishte e Kristina Agalliut ka nisur tri vjet me pare kur vogelushes i jane shfaqur shenjat e para te semundjes. Kristina jeton me dy gjysherit e saj pasi nena e ka lene vetem gjashtemuajshe. I eshte dashur te perballet me nje diagnoze te veshtire qe i rrezikonte jeten. Diagnoza kerkonte nderhyrje delikate ne shtyllen kurrizore nje nderhyrje e veshtire dhe e parealizuar ne strukturat spitalore brenda vendit. Fale nderhyrjes se Ministrise se Shendetesise gjithcka u arrit te zgjidhej brenda nje periudhe te shkurter dhe tashme 13-vjecarja gezon shendet te plote. Sot ndjeva dyfish kenaqesi Se pari si mjek duke ditur veshtresine e kurimit dhe se dyti si prind per kete mrekulli qe ndodhi ne familjen Agalliu - ka deklaruar Vasili.
Ministri i Shendetesise u shpreh i kenaqur edhe per faktin qe ne familjen Agalliu eshte kthyer buzeqeshja ndersa eshte larguar duke marre nga kjo familje falenderimet dhe vleresimet e vecanta.