E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paqja” Rusi-Ukrainë, nisin bisedimet në Gjenevë/ von der Leyen: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë

Në Gjenevë të Zvicrës kanë nisur bisedimet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-tplanin e paqes të propozuar nga SHBA-të për luftën në Ukrainë, raporton BBC.

Delegacioni ukrainas ka zhvilluar bisedime me këshilltarët europianë të sigurisë në Gjenevë deri në këto momente.

Këtë e konfirmoi drejtori i zyrës së presidentit Zelensky, Andriy Yermak.

Sipas Yermak, takimi i parë u mbajt me këshilltarët nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, Jonathan Powell, Emmanuel Bonne dhe Günter Sautter. Ai shtoi se takimi i radhës do të zhvillohet me delegacionin amerikan.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se çdo plan paqeje “i besueshëm” duhet të “ndalojë vrasjet“, ndërkohë që “nuk hedh farat për një konflikt të ardhshëm“.

Në një deklaratë, ajo theksoi elementët kryesorë që Komisioni dëshiron të përfshihen:

  • Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë
  • Asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”
  • “Qendrshmëria” e Bashkimit Evropian në sigurimin e paqes për Ukrainën duhet të reflektohet plotësisht me Ukrainën që përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit tonë
  • Kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”

LEXO EDHE: Rusia dhe Ukraina takohen sot në Zvicër/ Trump i thotë “Po” ndryshimeve në Planin 28-pikësh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›