E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump kritika Zelensky-t dhe liderëve evropianë: Asnjë mirënjohje nga Ukraina, BE vazhdon të blejë naftë nga Rusia

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me situatën në Ukrainë, vetëm pak minuta pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy dha deklaratat e tij të fundit.

“Udhëheqja e Ukrainës nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkruan Trump në “Truth Social”.

Më tej, ai shprehet se trashëgoi nga Biden një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe që është humbje për të gjithë.

“Unë trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë, veçanërisht për milionat e njerëzve që kanë vdekur pa nevojë”.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është një luftë e dhunshme dhe e tmerrshme e cila, me UDHËHEQJE të fortë dhe të drejtë nga SHBA dhe Ukraina, NUK DO TË KISHTE NDODHUR ASNJËHERË. Filloi shumë përpara se të merrja mandatin tim të dytë, gjatë administratës së Sleepy Biden, dhe vetëm sa është përkeqësuar.

Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të kishin qenë të manipuluara dhe të vjedhura – e vetmja gjë në të cilën janë të mirë radikalët demokratë të majtë – nuk do të kishte luftë mes Ukrainës dhe Rusisë, ashtu siç nuk pati, madje as përmendje, gjatë mandatit tim të parë.

Putin nuk do të kishte sulmuar kurrë! Vetëm kur pa Sleepy Joe në veprim tha: ‘Tani është shansi im!’ Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon.

Unë trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëzit që kanë humbur jetën pa nevojë.

‘Udhëheqja’ e Ukrainës nuk ka shprehur kurrfarë mirënjohjeje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. SHBA vazhdon të shesë sasi të mëdha armësh për NATO-n, për t’u shpërndarë në Ukrainë (Joe i korruptuar ua dha gjithçka falas, falas, falas, përfshirë edhe ‘shuma të mëdha’ parash!). Zoti i bekoftë të gjitha jetët e humbura në këtë katastrofë njerëzore! Presidenti DJT.”

Deklarata vjen ndërsa në Gjenevë vijojnë bisedimet mes delegacioneve të SHBA-së, Ukrainës dhe aleatëve evropianë për planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

LEXO EDHE: “Paqja” Rusi-Ukrainë, nisin bisedimet në Gjenevë/ von der Leyen: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›