E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parakalime të rrezikshme në rrugët e Lezhës, ndëshkohen tre drejtues automjetesh

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Policia Rrugore e Lezhës ka reaguar menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të tri videove ku shfaqeshin automjete që kryenin parakalime të rrezikshme në segmentet rrugore Milot-Lezhë dhe Balldren-Lezhë.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediet bën të ditur se, në bashkëpunim me qytetarët dhe median, shërbimet policore kanë identifikuar drejtuesit e mjeteve dhe kanë marrë masat përkatëse administrative, në bazë të Kodit Rrugor.

Sipas Policisë, secili drejtues u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekësh. Njërit prej tyre iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për kontributin në evidentimin e shkeljeve dhe i fton të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, duke garantuar një reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›