E Martë, 3 Nëntor 2026

Parandalohet krimi brenda familjes/ Tiranë, pranga 37 vjeçarit, dhunoi dhe kanosi bashkëshorten. Çfarë iu gjet në banesë

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale brenda familjes. Pas marrjes së njoftimit se një 37 vjeçar dhunonte dhe kanoste me mjet prerës bashkëshorten e tij, bën të mundur arrestimin e agresorit. Ngjarja ndodhi në praninë e fëmijëve të tyre, ndërkohë që në banesën e familjes u gjet edhe një armë gjahu që autori e mbante pa lejen përkatëse.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.

Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›